U akuzua se ‘keqtrajton’ personazhet në skenë, flet për herë të parë Alketa Vejsiu

Alketa Vejsiu është një nga moderatoret më të njohura të publikut ku së fundmi, është nën moderimin e show-t të kërcimit ‘Dance Albania’. Ajo është ‘akuzuar’ disa herë nga publiku për mënyrën si i trajton në skenë konkurentët, të cilët janë figura të njohura.

Gjatë puntatës së mbrëmshme, që përkoi me natën e 6-të të ‘Dance Albania’, teksa në skenë ndodhej Anita Haradinaj, Alketa po mundohej ta drejtonte nga kamera qëndrore.

Moderatorja e shfrytëzoi këtë moment për ta shpjeguar këtë ‘zakon’ të saj siç e konsideroi ajo. Alketa ndër të tjera u shpreh se shikuesit çuditën me këtë veprim të saj, por ajo ka hallin se mos Vera Grabocka bërtet në prapaskenë se nuk po rrinë drejt.

“Se kam gjithmonë panikun se mos Vera Grabocka bërtet atje në autobus dhe thotë vetëm hundën po ju shikojmë. Edhe mua më është bërë refleks ngaqë kam 22 vjet që punoj me Verën, në mes të programit, në seriozitet i marr i rrotulloj njerëzit,”-u shpreh Alketa.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme programit të kërcimit iu shtuan edhe dy konkurentë të rinj, Melisa Lleshi dhe Visjan Ukcenaj. Në një sfidë me Meridianin, nga spektakli u largua Andi Lila.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *