U akuzua se qëlloi ish-mikun e tij, ASAP Rocky flet më në fund për akuzat
Share
SHARE
Reperi i njohur ASAP Rocky dëshmoi se nuk e ka qëlluar ish-mikun e tij ASAP Relli-n dhe i është kundërvënë akuzuesit të tij, për të cilin Rocky thotë se thjesht po përpiqet të rrëmbejë para.Avokati i njohur i reperit, Joe Tacopina, thotë për TMZ se: “Rocky nuk ka kryer asnjë krim. Ishte një tentativë zhvatjeje nga një ish-bashkëpunëtor, i cili kërcënoi se do të bënte akuza të rreme kriminale nëse Rocky nuk e paguante atë. Ka 2 dëshmitarë okularë që mbështesin historinë e Rocky-t. Jo vetëm që Relli nuk u godit nga plumbat, por nuk u shkrep asnjë e shtënë.Tacopina thotë se Relli e ka shpikur historinë dhe ka krijuar një skemë për tu pasuruar shpejt. Rocky u deklarua i pafajshëm për të dyja akuzat penale të sulmit me armë zjarri gjysmë automatike.