U akuzuan se favorizuan kultivimin e drogës, Apeli i Shkodrës liron 4 policët e Velipojës

Gjykata e Apelit ka liruar 4 punonjësit e policisë Velipojës.

Kujtojmë se punonjësit ishin nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi akuzoheshin për favorizim të kultivimit të kanabisit.

Janë liruar nga akuzat, n/komisar Zamir Sytari, 40 vjeç, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Velipojë; N/Komisar Arben Hoxha, 45 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Velipojë; Inspektor Ergys Lohja, 34 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë; Inspektor Hysni Beqiri, 53 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë.

https://www.priza.al/2022/06/17/emrat-lejuan-kultivimin-e-kanabisit-arrestohet-shefi-i-komisariatit-dhe-tre-police-ne-velipoje/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *