U akuzuan se kishin lidhje me 119 kg kokainën që u kap në Vaqarr, merret vendimi për agjentët e AKU dhe agjentin doganor

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e ‘arrestit në shtëpi’ për Bujar Qyrkun, Julian Merhorin dhe Lavdosh Zerbajn. Dy agjentët e AKU dhe agjenti doganor u vunë në pranga pas kapjes së konteinerit me 119 kg kokainë mes bananeve në Vaqarr.

Agjenti doganor Julian Merhori dhe inspektori i AKU-së Bujar Qurku, të cilët u arrestuan pak ditë më parë, mësohet se i kanë firmosur shkresat për ngarkesën në fjalë përpara se ajo të mbërrinte në Portin e Durrësit. Në shkresa tregohet se 20 tonë me banane kanë hyrë më 25 dhjetor, ndërsa për to është firmosur nga punonjësit e portit para se ngarkesa të mbërrinte në port.

Sasia e kokainës u kap në datë 30 dhjetor në kontenierin e një kompanie bananesh në Vaqarr. Ai kishte ardhur nga Ekuadori dhe kishte kaluar tranzit në Itali për te mbërritur pastaj në Durrës. Deri tani në burg janë 3 persona, Marson Murataj, Gëzim Kalaja, Hasan Saliu.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *