Gjykata e Vlorës ka liruar sot 5 rojet bregdetare. Për Bledar Bufajn, Roland Canin, Ardit Alikajn, Sejfulla Bejën dhe Besmir Meçen u caktua masa “Detyrim për paraqitje”.
Këta persona u akuzuan për shpërdorim detyre duke ndihmuar skafistët.
‘Janë heronj ata djem, sot Gjykata e Apelit vendosi në vend drejtësinë’- tha avokati Astrit Bajo.
Familjarët e tyre kanë qëndruar gjithë kohën përpara gjykatës së apelit teksa në fund janë përlotur nga gëzimi për vendimin e marrë për të afërmit e tyre.