Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtarja e njohur Adelina Tahiri ka folur për marrëdhënien e saj të shumëpërfolur me bashkëshortin ku ka sqaruar dhe aludimet për ndarjen e mundshme të tyre.
Adelina u shpreh se çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e saj, por rëndësi ka dashuria që mbizotëron.
“Çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e saj. Tani kaluam çdo gjë dhe pas kaq vitesh akoma duhemi shumë dhe akoma jam shumë e dashuruar“,- shprehet ajo.
Mirëpo, ajo la të kuptohet se faji ishte i saj, pasi shprehet se ata që janë në moshë të madhe, bëjnë më pak gabime, duke nënkuptuar se fajtorja ishte vetë këngëtarja.
“Më ka ndikuar diferenca në moshë. Por kur janë në një moshë pak më të madhe janë më të pjekur dhe bëjnë më pak gabime”,– tha Tahiri.
Kujtojmë se Adelina dhe biznesmeni Serjoza Markov, kanë 23 vite diferencë. Këngëtarja është nënë e një djali të quajtur Jon.