Java që presim përpara parashikohet një javë me mot kryesisht të qëndrueshëm, por nuk do të mungojnë reshjet e shiut dhe të borës, si dhe temperaturat në vlera relativisht të ulëta.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, ka bërë të ditur parashikimin e motit për 5 ditët e ardhshme.
Në këtë mënyrë për ditën e Hënë, moti nis i kthjellët në të gjithë territorin e vendit dhe shtim gradual të vranësirave deri të dendura në orët e mbrëmjes. Në mbrëmje reshje shiu me intensitet të ulët e mesatar në formë shtrëngatash, do të ketë përgjatë ultësirës perëndimore.
Dita e martë parashikohet me kushte atmosferike të paqëndrueshme. Reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme, do të ketë por me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash.
Në Veri reshjet lokalisht me intensitet deri të lartë, do të bien në formën e rrebesheve.
Në zonën e Alpeve dhe relievet malore në Lindje, priten reshje të dendura bore, ndërsa këto reshje zbresin deri në lartësitë kodrinore por me intensitet më të ulët.
Më pas, tre ditët në vijim (e Mërkurë, e Enjte dhe e Premte), parashikohen me mot të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Në relievet malore do të ketë mot me kthjellime, por edhe alternime vranësirash kalimtare.
Vlen për t’u theksuar se, nga dita e martë deri ditën e enjte në orët e mbrëmjes, parashikohet erë tepër e fortë dhe intensive me drejtim kryesor nga kuadrati i Veriut dhe shpejtësi që arin deri në 20-25m/s.
/Priza.al/