Ka zgjatu vetëm pak orë arratia e 21-vjeçarit, Kristian Medolli i cili këtë të diel i iku nga duart policëve nga Gjykata e Korçës, ku ishte shoqëruar për t’u njohur me masën e sigurisë.
I riu nga fshati Qatorm ishte arrestuar në 6 Maj nga uniformat blu, pasi dyshohet si autor i vjedhjes së një banese në fshatin e tij.
Sapo përfundoi seanca për njohjen e masën e sigurisë, ai shfrytëzoi një moment neglizhence nga ana e efektivëve që e shoqëronin për t’u arratisur nëpërmjet garazhit të gjykatës.
Mësohet se Medolli se është arrestuar në afërsi të kishës të Shën Thanasit i fshehur në disa shkurre.