Disa ditë më parë, këngëtarja Fjolla Morina u arrestua, pasi është dënuar me 6 vite burg në mungesë për veprën penale “trafikim të lëndëve narkotike”.
Arrestimi i saj ishte i bujshëm por shkaktoi edhe shumë debate dhe polemika në opinion, për mënyrën se si u prangos artistja kontroverse. Madje nga avokati i saj, arrestimi u cilësua si “çnjerëzor” pasi u bë si të ishte për një “kriminel ordiner”.
Gjykata e Prishtinës, një ditë më parë, mori vendimin që këngëtarja të mbahet në paraburgim për 40 ditë deri në një vendim të radhës, e që mund të jetë ekstradimi në Shqipëri, meqë këngëtarja kërkohet nga autoritetet në vendin tonë.
Por, Fjolla postoi një foto me bikini në pishinë, teksa mban në krah vajzën e saj të vogël, Alayah.
Ajo që ka habitur ndjekësit është dita dhe ora që artistja ka shënuar në foto, duke lënë të kuptohet se mund të mos jetë thjesht një foto arkive por një foto aktuale.
Edhe gjatë periudhës që ka qenë në arrati, këngëtarja ka bërë udhëtime të shumta si Dubai dhe Maldive.
Në destinacionin e fundit, këngëtarja i dha fund beqarisë. Ajo kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me biznesmenin, Fisnik Syla.
/Priza.al/