Kryeministri Rama ka shkarkuar sot nga detyra kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushen. Me vendim të këshillit të ministrave në shkarkimin e Tushes argumentohet se ka ndodhur për shkak të shkeljeve të rënda që ai ka kryer.
Sipas hetimeve të SPAK, Fatos Tushe akuzohet për tenderin e një kanali vaditës me vlerë 240 milionë lekë të vjetra, i cili u dha në mënyrë të paligjshme një kompanie.
Së bashku me Tushen janë arrestuar dhe 10 persona të tjerë, të gjithë zyrtarë të bashkisë, si edhe dy biznesmenë të përfshirë në skenën e korrupsionit.
Njoftimi:
PËR SHKARKIMIN NGA DETYRA TË KRYETARIT TË BASHKISË LUSHNJË, Z. FATOS TUSHENë mbështetje të neneve 100 e 115, pika 1, të Kushtetutës, dhe të shkronjës “a”, të nenit 62, të ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave VENDOSI:Shkarkimin nga detyra, për shkak të shkeljeve të rënda, të kryetarit të Bashkisë Lushnjë, z. Fatos Tushe.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTËR Edi Rama.