U arrestua për korrupsion aktiv dhe mbi të rëndojnë disa akuza nga SPAK-u, por duket se për një ish-kryebashkiak që është mësuar të jetojë me pushtet dhe skandale, ndarja nga detyra ose nga “tepsia e pushtetit” nuk qënka e lehtë edhe kur je pas hekurave.
Kjo gjë po ndodh edhe me Fatos Tushen, ish-kryebashkiakun e Lushnjës, i cili tashmë pretendon se është shkarkuar në mënyrë të padrejtë nga detyra, madje inatin e ka edhe me “të tijët” (PS-në dhe kryeministrin Rama që nuk e mbështetën).
Nisur nga kjo, në datën 21 dhjetor është caktuar seanca në Gjykatën Kushtetuese ku do shqyrtohet kërkesa për shkarkimin nga detyra e ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe.
Ky i fundit u arrestua për korrupsion me tenderin me vlerë 24 milionë lekë, për rehabilitimin e kanaleve vaditës në Lushnjë.
Tushe ankimoi në Gjykatë Kushtetuese shkarkimin nga detyra. Ndonëse prej muajsh tashmë, ish-kryebashkiaku i Lushnjës është në qelitë e paraburgimi i akuzuar për korrupsion, ai vijon ta konsiderojë vetën të pafajshëm.
Madje ai i është drejtuar dyerve të Gjykatës Kushtetuese për të rimarrë mandatin e të zgjedhurit vendor. Kujtojmë se ai shkarkua në 6 korrik nga posti që mbante.
Tushe u arrestua për korrupsion me tenderin me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e kanaleve vaditës në Lushnjë dhe me vendim të Këshillit të Ministrave u shkarkuar nga detyra më 6 korrik. Por Tushe ankimoi vendimin e marrë në Gjykatë Kushtetuese, pasi vijon ta konsiderojë vetën të pafajshëm.
/Priza.al/