Është lënë në burg super mashtruesi turk Fatih Ozer, i cili u arrestua pak ditë më parë në vendin tonë e pasi ishte në kërkim për mashtrim kompjuterik, ka kërkuar që të zbutet masa e dënimit të tij, nga dënim me burg në detyrim paraqitjeje.
U mësua se gjatë seancës së sotme të zhvilluar në Gjykatën e Durrësit, përmes avokatit të tij, Faruk Fatih Ozer thotë se nuk është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, as i skeduar në Turqi për aktivitet kriminal.
Avokati i tij tha se Ozer është një person me arsim të lartë, dhe se vendimi me burg duhet zbutur duke e lënë në detyrim paraqitjeje sa herë që Gjykata ta kërkojë.
Sakaq, nga ana tjetër, prokurori i çështjes ka deklaruar se ndaj tij ka një hetim në shtetin turk dhe se është në kërkim ndërkombëtar për vepra penale, duke thënë se nuk mund të ndryshohet masa e sigurisë, duke e lënë në burg.
Në seancë kanë qenë përfaqësues të ambasadës turke.