Pas ditësh në arrati, më herët këtë javë, konkretisht të hënën u arrestua Feronit Shabani i njohur si Fero. Së fundmi është bërë me dije masa e dënimit që do të vuaj reperi, i cili akuzohet për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, pasi shtiu me armë në një lagje të Gjilanit.
Lajmin për këtë e konfirmoi zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra.
“Iu konfirmoj që gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, duke i caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh”-tha ai.
Kujtojmë që ky nuk është rasti i parë që Feronit Shabani arrestohet, reperi në gusht të vitit që sapo lamë pas vuajti dënimin me paraburgim. Atë kohë Fero ishte arrestuar për shkak se u filmua duke sulmuar një person në makinën e tij.