Policia ka arrestuar mëngjesin e sotëm në Rinas reperin e njohur më së shumti për videot e tij të Tik-Tok, Kleviol Ahmeti, pas një denoncimi të reperit Rigels Rajku, ose ndryshe Noizy.
Sipas denoncimit, Ahmeti e ka përndjekur Noizyn, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frike.
Ndërkohë mbrëmjen e sotme ka reaguar avokati i Kleviol Ahmetit, i cili shprehet se ky i fundit “është arrestuar si i dashuri i Noizyt”.
Ai thotë se nenin 121 të kodit penal, për të cilin është arrestuar Kleviol, është përndjekja shpirtërore, duke thënë se në këtë mënyrë, “Noizy e ka pranuar dashurinë e Kleviolit kundrejt arrestimit të tij”.
“Policia e Durrësit ka arrestuar sot Kleviol Ahmetin. Turpi më i madh që ekziston sot në qytetin e Durrësit. Kleviol arrestohet si i dashuri i Noizyt. Në nenin 121 të kodit penal për të cilin është arrestuar Kleviol, është përndjekja, pra përndjekja shpirtërore. Klevioli nuk ka lidhje me dashurinë, por Noizy e ka pranuar dashurinë e Kleviolit kundrejt arrestimit të Kleviolit”, shprehet avokati i tij.