U arrestua pas sherrit me Noizyn, ish-banori i “Big Brother”: Cllevio lirohet pas 7 ditësh

Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si Cllevio, ndodhet prej më shumë se një muaji në burg për shkak të thyerjes së masës “arrest shtëpie”, pas sherrit me Noizyn.

Sipas ish-banorit të “Big Brother”, Anaid Kaloti, Gjykata e Lushnjes ka marrë vendimin në lidhje me reperin, duke vendosur që ai të lirohet pas 7 ditësh. Në një postim në Instastory, Anaidi shkruan: “Na e dhatë fjalën dhe si burrat e mbajtën, gjykata mori vendimin: “Për 7 ditë Cllevio vjen në shtëpinë e tij. Të gjithë ju që më keni pyetur dhe të gjithë ju të tjerët që se keni besuar ju prej në Lushnje me datë 21 apo 22 ta shoqërojmë të banesa. Miss u vllai, shihemi së shpejti”

Reperi Kleviol Ahmeti u arrestua nga policia një ditë pas sherrit të bujshëm në Durrës, ku ai u rrah nga reperi tjetër Noizy.

Një sherr që kishte nisur në rrjetet sociale u përshkallëzua deri në dhunë fizike një ditë më parë ndërkohë që Noizy dhe babai i tij tashmë po hetohen nga policia në gjendje të lirë.

Sherri në Durrës ka shërbyer si indicie për uniformat blu duke çuar në arrestimin e Cllevios i cili në momentin e ngjarjes duhet të ishte në arrest shtëpie. Ai kishte qenë i arrestuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Në Mars të vitit të kaluar ai është ndaluar nga uniformat blu duke drejtuar një automjet pa patentë ndërkohë që gjatë kontrollit i janë gjetur tre thika dhe një sasi lënde narkotike./ PanoramaNoizy, Cllevio, vendimi

 

Anaid (1)

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *