U arrestua pasi abuzoi me kontratën e qirasë së Postës së Korçës, ish-drejtorit i sekuestrohet lokali

Sekuestrohet një lokal në pronësi të ish-drejtorit të Postës së Korçës, Valter Gora. Ky i fundit u arrestua një muaj më parë, në kuadër të operacionit policor “Kontrata”.

Gora akuzohet se ka abuzuar me kontratat e qirasë gjatë kohës që drejtonte postën.

 

NJOFTIMI I POLICISË:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të punës për identifikimin dhe gjetjen e aseteve kriminale që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë datë 28.07.2021, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj një prone në qytetin e Pogradecit, konkretisht lokal shërbimi, në pronësi të shtetasit V. G., i cili u arrestua në datë 14.07.2021, në kuadër të operacionit policor “Kontrata”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se të ardhurat e paligjshme të përfituara nga aktiviteti kriminal i shtetasit V. G., janë investuar në blerjen e këtij ambienti, i cili ishte në përdorim të filialit të Postës Shqiptare (i lëshuar me qira).

Vijon puna për të verifikuar dhe evidentuar pasuritë e tjera, që mund të jenë në emër të 41-vjeçarit V. G. dhe bashkëpunëtorëve të tjerë të tij.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *