U arrestua pasi iu gjet 1 kg kokainë në makinë, lirohet efektivi i RENEA-s

Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu efektivin e Forcave Speciale RENEA, Xhulio Liçi, pas qëndrimit 35 ditë në burg me afat. I riu me banim në Fier, ishte nisur pasditen e 14 majit drejt Tiranës, kur në Plepa të Durrësit kishte parë 62 vjeçarin Dedë Nimani dhe e kishte marrë në makinë.

Gjatë caktimit të masës së sigurisë Nimani, pranoi se droga ishte e tija dhe speciali i RENEAS nuk kishte asnjë lidhje. Togat e zeza i lanë afat 35 ditë Prokurorisë që të provonte nëse Xhulio Liçi ishte i përfshirë në veprimtarinë e trafikut të drogës, ose në të kundër do të lirohej.

Siç duket akuza nuk ka mundur të gjejë prova për ish efektivin e në këtë mënyrë pas përfundimit të afatit 35 ditor, speciali i RENEAS është liruar sot, ku ndaj tij u caktua masa e detyrimit te paraqitjes.

Nga kontrolli, në bagazhin e makinës së Xhulio Liçit, në çantën e vendosur nga 62 vjeçari Dedë Nimani, u gjet 1 kg kokainë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *