U arrestua pasi refuzoi të ndihmonte pacientin, merret vendimi përfundimtar për mjekun

Është liruar nga burgu mjeku nga Podujeva, që bëri bujë pasi nuk i ofroi ndihmë qytetarit të sëmurë. Lajmin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një deklarate dërguar mediave.

Në videon e publikuar shihej Ibrahim Hoti duke refuzuar t’i jepte ndihmë dhe shërbim mjekësor një pacienti. Si pasojë e kësaj, ai u pezullua nga puna dhe u arrestua nga autoritetet. Ibrahim Hoti u lirua dje në orën 17:30.

Njoftimi:

Prishtinë, 17 prill 2021 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ju njofton se i dyshuari-mjeku me inicialet I.H., i cili ishte ndaluar më 15.04.2021, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, në drejtim të veprës penale “Mosdhënia e ndihmës mjekësore”, nga neni 255 të KPRK-së, i njëjti, më 16.04.2021, në orën 17:30, është liruar në procedurë të rregullt.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *