U arrestua për kontrabandë ilaçesh, nis seanca e sigurisë për Sokol Topçiun

Nis masa e sigurisë për Sokol Topciun, administratorin e ‘Farmanet’, i cili dyshohet për kontrabandë medikamentesh.

Seanca në gjykatën e Tiranës po mbahet me dyer të mbyllura.

57-vjeçari përfundoi në pranga pasi akuzohet se ka shitur mijëra ilaçe kontrabandë gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit. Pas më shumë se një viti hetime, grupi u zbulua e vetëm pak ditë më parë Policia e Shtetit u vendosi prangat për shkeljet e bëra.

Sokol Topçiu është administratori i Farma Net Albania, ka rrjet farmacish, prej 100 të tillash në të gjithë vendin dhe njihet si “i preferuari” i Ministrisë së Shëndetësisë, duke përfituar edhe tenderat e fshtë në kohën e pandemisë, për të cilat u hetua nga SPAK. Megjithatë dosja kaloi për hetim tek Prokuroria e Tiranës, pasi pretendohej se në të nuk kishte asnjë zyrtar të përfshirë, e për këtë arsye nuk ishte në kompetencat e SPAK për t’u hetuar.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *