Gjyqtarja e shkarkuar e Krujës, Enkelejda Hoxha ka ankimuar vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor që vendosi për largimin e saj nga puna.
Edhe pse ndodhet prapa hekurave, ajo ka ankimuar vendimin në Komisionin e Pavarur të Apelimit, duke e konsideruar shkarkimin si antikushtetues.
Prej 11 shkurtit gjyqtarja Enkelejda Hoxha është arrestuar me urdhër të SPAK. Bashkë me 9 persona të tjerë të vënë në pranga gjatë operacionit, ata akuzohen se kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt parave.