U arrestua për tjetërsim pronash/ Gjykata pushon çështjen ndaj ish-deputetit të PS-së, Arben Ndoka

Gjykata e Lezhës ka pushuar çështjen ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka. Pas hetimeve, gjykata ka dalë në konkluzionin se nuk provohet vepra penale ndaj ish-deputetit Ndoka.

Ndoka u arrestua në tetor të vitit 2018, në kuadër të operacionit “Volvo 4”, si i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash. Pas arrestimit, Ndokës iu sekuestrua dhe pasuria me vlerë 40 milionë euro, që ishin toka dhe apartamente në bregdetin e Lezhës.

Sipërfaqet ndodhen në vende si: “Mali i Rrenzit”, Shëngjin, “Rana e Hedhun”, Laguna e Lezhës si dhe disa apartamente në plazh dhe kanë një vlerë rreth 40 milion euro.

Nga përgjimet telefonike të Prokurorisë, Arben Ndoka rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash në zonën e Kunes dhe Rana e Hedhun në Shëngjin. Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me grupin e Avdylajve të Shijakut, të cilët akuzohen për “trafik droge” dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit.

Pronat ishin përfituar në mënyrë të paligjshme me anë të falsifikimit. Ish-deputeti Arben Ndoka shprehej në atë kohë se akuzat ndaj tij janë hiperbolizuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *