U arrestua për tjetërsimin e dy pronave, Jorgo Goro del sot para GJKKO!

Kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro i cili u arrestua të shtunën me kërkesë të SPAK, do të dalë sot para gjyqtarëve të GJKKO-së. Sot në seancë gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme do të verifikojnë masën e sigurisë ndaj Goros, i cili do të merret po ashtu në pyetje.

Kujtojmë se Goro u arrestua teksa ishte në një lokal në Himarë në shoqëri të disa miqve të tij, me kërkesë të SPAK. Kryebashkiaku akuzohet për abuzim detyre në dy raste, ku sipas SPAK, Goro së bashku me Drejtorin e Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Bashki, Jerasimo Bashi kanë përcjellë tek institucione të tjera dokumente të falsifikuara për një pronë mbi 5 500 metër katrorë në Dhërmi, pa kryer verifikime, duke çuar në regjistrimin e pronës shtet në favor të privatit.

Edhe në rastin e dytë, Goro dhe drejtori i Mbrojtjes kanë zhvendosur në terren një sipërfaqe tokë bujqësore mbi 5 mijë metër katrorë, duke ia mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *