Gjykata e Tiranës ka lënë në masën “arrest me burg”, 30-vjeçarin Elis Suçi, i cili u vu në pranga pak ditë më parë për grabitjen e një shume parash në filialin e Postës Shqiptare në Kamëz.
Mësohet se Suçi ka pranuar edhe disa akuza të tjera që kanë të bëjnë me vjedhjen e një marketi.
Gjithashtu për Suçin pritet të jepet masa e sigurisë edhe për të shtëna me armë zjarri, pasi në 3 mars kur policia tentoi ta arrestonte pranë një gjimnazi në Kamëz ai ka qëlluar me armë. /Priza.al