U arrestuan nën dyshimin se do kryenin vrasje, Gjykata e Lezhës lë në burg Flutura Berishën dhe Nikoll Shernikun

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Flutura Berisha dhe Nikoll Sherniku.

Kujtojmë se këta shtetas janë arrestuar në Shkodër disa ditë më parë, nën dyshimin se ishin nisur për të kryer një vepër kriminale. Sherniku dhe Berisha u kapën në flagrancë me një armë kallashnikov plot me fishekë dhe radiomarrëse si ato të policisë.

Nikoll Sherniku akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, ndërsa  Flutura Berisha për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *