Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë dhe ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 3 të rinjtë që u arrestuan dy ditë më parë nga policia.
Enrik Shehi 29-vjeç (administratori), Armend Haxhiu 26-vjeç dhe Igli Isufaj 20-vjeç u arrestuan nën akuzën se mashtronin të huajt për të investuar në bursa fiktive në Call Center.
Kujtojmë se në vendin e tyre të punës, policia sekuestroi 4 aparate celulare, shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, si dhe lista me të dhënat e shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.
https://www.priza.al/2022/07/09/mashtronin-klientet-e-huaj-arrestohen-3-punonjesit-e-call-center-it-ne-tirane/