Një ngjarje e rëndë ndodhi të shtunën e kaluar në Durrës, ku incidenti në punë i mori jetën punëtorit Genci Spaho, 51 vjeç.
Spaho u aksidentua, ndërsa ishte duke punuar në kantierin e sitit të ri në Spitallë.
Burime për median bëjnë me dije se, Drejtoria Vendore e Policisë së qytetit të Durrësit ka arrestar shtetasit Leonart Pule, Enea Xoxi dhe Rauf Kaci për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, por sot ata janë lënë të lirë.