U asfiksua nga flakët në Gjirokastër, ministri Peleshi tregon si paraqitet gjendja e ushtarit të FA-së

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka vizituar në spital ushtarin e Forcave të Armatosura, që u asfiksua nga flakët në Gjirokastër.

Teksa publikon një foto nga dhoma e spitalit, ministri Peleshi thekson se gjendja e ushtarit Edlir Goxhaj është e qëndrueshme.

“Gjendja e Edlir Goxhaj është e qëndrueshme, vazhdon të jetë nën monitorimin e mjekëve të Spitalit të Gjirokastrës. Mirënjohje për punën heroike të cdo efektivi të Forcave të Armatosura që nuk po kursen asgje përballë egërsisë së flakëve. Shërim të shpejtë Edlir!”, shkruan ministri Peleshi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *