Eksperienca e Ana Lleshit në punën e re në “Top Channel” ka zgjatur fare pak. Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, për arsye që ende nuk dihen, ka shkëputur bashkëpunimin me “Top Channel”. Pak javë më parë, Ana Lleshi u rikthye në “Për’puthen” si opinioniste gjatë mbrëmjes së të dielave.
View this post on Instagram
Më herët, autorja e emisionit, Olsa Muhameti zbuloi se Ana ishte bërë pjesë e stafit realizues të programit.
As kjo eksperiencë nuk ka zgjatur shumë për Anën. Burime për “News31” kanë bërë me dije se Ana Lleshi është pushuar nga puna, dhe nuk është më pjesë e stafit.
View this post on Instagram
Ana Lleshin e kemi parë shpesh në studiot televizive të “Top Channel”. Ajo mbetet një nga konkurrentet më të përfolura të “Për’puthen”, edhe për faktin se u përjashtua nga emisioni për shkak të thyerjes së rregullave.