Këngëtari Big Basta ka marrë pjesë në bashkëbisedimin online të organizuar nga kreu i PD, Sali Berisha.
Big Basta tha se këngëtarët në Shqipëri nuk e mbyll dot shpenzimet mujore, si dhe kjo ishte një ndër arsyet se pse vendosi që të emigronte nga vendi. Sakaq i bërri thirrje Berishës që të mbrojë pronësinë intelektuale të qytetarëve, por edhe të jetë në plan kryesor kur PD të vijë në pushtet.
“Edukimi i fëmijës tim ishte arsyeja pse zgjodhëm të emigronim në Zeleandën e Re. Një tjetër arsye që jam larguar është që ka investuar më shumë se gjysmën e viteve të jetës sime në muzike dhe po shoh tani që lufta për të drejtën e autorit është tashmë e humbur. Më vjen keq që sa herë një politikan publikon një libër me ideologji apo kujtime merr të ardhura nga e drejta e autorit, por sa herë një muzikant krijon duhet të përfitojë sa më shpejt nga çfarë t’i dalë më parë.
U frymëzova shumë nga artistët e vjetër të cilët me zor se sa nxjerrin shpenzimet mujore për familjet e tyre dhe pashë veten time në të njëjtin pasqyrim. Kapa trenin e fundit për të investuar për të ardhmen e vetes time dhe familjes time. Prandaj me përulje ju lutem që kjo e drejtë autoriale apo pronësi intelektuale të jetë në plan kryesor me ardhjen e PD-së në pushtet”, tha ai.