Portieri më i shtrenjtë në historinë e futbollit pasi Chelsea i pagoi Athletic Bilbaos 80 milion euro, Kepa Arrizabalaga duket se do ta vijojë karrierën larg Londrës.
Transferimin më të shtrenjtë mes portierëve e kërkojnë në Ligue 1 tani. OGC Nice po tenton ta marrë në huazim nga Chelsea, që më pas mund të ketë edhe mundësinë edhe ta shesë në rast se paraqitet mirë. Momentalisht është e vështirë që të ketë oferta për kartonin e tij, pasi me londinezët Kepa është kthyer në një rezervë, ndërkohë që për të ka shprehur edhe Lacio.