U bë shoshë nga plumbat, kjo është makina që udhëtonte biznesmeni Çali

Biznesmeni, IlJaz Çali ,37 vjeçar ngeli i vrarë ditën e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës si pasojë e një atentati.

I qëlluar për vdekje u qëllua nga autorët me breshëri plumbash në drejtim të makinës “Land Rover”.

Sakaq, makina është dërguar në drejtorinë e Policisë së Tiranës. Në fotot e LSA shihen ekspertë të policisë teksa po kryejnë ekspertizat përkatëse mbi mjetin e bërë shoshë nga plumbat.

Të pajisur me doreza dhe mjete përkatëse, ekspertët po vëzhgojnë makinën nga afër dhe po marrin të dhëna.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *