12 minatorë të Trepçës kanë përfunduar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë, pasi kanë pësuar lëndime si pasojë e derdhjes së acidit në trup.
Dy prej tyre kanë lëndime serioze të syve, raporton Express. Lajmin e ka konfirmuar Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë. Përmes një komunikate për media, dy minatorët me lëndime të syve, pas trajtimit në repartin e Emergjencës janë transferuar në repartin e Oftalmologjisë së Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë për trajtim të mëtutjeshëm. Ndërsa, 10 prej tyre janë duke u trajtuar në repartin e Emergjencës dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
“Ndërsa 10 prej tyre janë duke u trajtuar në repartin e Emergjencës, të cilë janë jasht rrezikut për jetë dhe pas trajtimeve pritet të lëshohen në shtëpi”, thuhet në komunikatën për media.