Kryeministri i Greqisë kërkoi dëmshpërblim prej 2000 eurosh për çdo automjet të bllokuar në aksin kombëtar Attiki-Odos, nga kompania koncesionare e Attiki Odos, që është përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës.
Pas kaosit të shkaktuar dje nga moti i keq “Elpis”, Kyriakos Mitsotakis kërkoi dëmshpërblim për personat e bllokuar në rrugën kryesore, ku mbetën pa lëvizur mijëra automjete .
Ai ka kontaktuar me menaxhmentin e kompanisë koncesionare të Attiki-Odos dhe ka kërkuar pagesën e shumës prej 2000 eurosh për makinë. Nga ana e saj Kompania e pranoi atë.
Si pasojë e motit të keq, Atika vijon të përballet me problemet e shumta që ka sjellë bora e madhe.
/Priza.al/