Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar koalicionin mes LZHK-së dhe Bindjes Demokratike, duke u shprehur se kanë dashur të provojnë veten në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 14 maj.
Sa i përket PDIU, Berisha thotë se ende është nga zonën gri dhe do të shohë se nga do të shkojë, nga PS apo me partinë e tij. Nga ana tjetër, kreu i PD i kujton Shpëtim Idrizit genocidin ndaj çameve, ndërsa kandidati i PD për Himarën, kreu i OMONIA-s Fredi Beleri del me flamurin e vorio-epirit!
‘Halli’ i Berishës mesa duket nuk qenka fakti që kandidati i tij është terrorist grek dhe ky i fundit pretendon të bëhet kryetar bashkie në Himarë por, ai ‘vajton’ se Shpëtim Idrizi që mbron çamët që vrau ‘greku’, iku nga koalicioni.
“Çdo forcë politike përpiqet të provojë veten me këshilltarët. Ai do të dijë rekordin e vet elektoral, do të dijë cilat janë kuotat e tij. PDIU akoma është në zonën gri, po shoh se nga po shkojnë. Nuk mund të them se po vijnë nga PD apo do shkojnë nga PS. Një gjë u them, në qoftë se ka pasur armiq më të egër pas Zervazit popullata çame, ka pasur Enver Hoxhën, i cili për 45 vjet ata, shkodranët dhe minoritarët grekë i kishte në epiqendër të të gjithë kasaphanës së luftës së klasave. Çdo çam duhet të mendohet kur afrohet me nipin e Spiro Kolekës dhe të birin e Kristaq Ramës”, deklaroi Berisha.