Georgina Rodríguez ka folur si rrallë herë më parë për partnerin e saj, Cristiano Ronaldo teksa rrëfeu detaje nga personaliteti i tij.
Ajo foli edhe vdekjen e djalit të saj të porsalindur, gjë që e bëri vitin 2022 një të vështirë për familjen e tyre.
Modelja 28-vjeçare do mirëpriste në jetë binjakët në muajin prill, por djali humbi jetën, ndërsa vajza mbijetoi. Çifti kanë edhe një vajzës tjetër, Alana Martina.
“Unë dhe Cristiano u dashuruam me shikim të parë, kur e pashë për herë të parë u ndjeva sikur koha ndaloi”, tha ajo për Elle.
“Nuk kisha parë kurrë një burrë kaq të pashëm, kaq të vëmendshëm. Ai është njeriu më i pashëm që sytë e mi kanë parë ndonjëherë. Dhe po, unë jam e dashura e futbollistit më të mirë në botë, por nuk ka nevojë që njerëzit ta përdorin atë në mënyrë nënçmuese.
Është e qartë se marrëdhënia ime me të më ka lejuar të përmbush shumë nga ëndrrat e mia, por gjithmonë, para dhe pas takimit me të, kam vendosur të njëjtin pasion në gjithçka që kam bërë, qoftë pastruese apo shitëse, ose modele. Unë kam qenë gjithmonë feministe, besoj në mundësitë e barabarta.
Kujdesem për veten, sepse dua të jetoj për shumë vite, sepse dua të shoh fëmijët e mi të rriten.
Humbja e njërit prej tyre e bëri këtë vitin më të vështirë të jetës sime”, shtoi Georgina.
Ajo gjithashtu foli për lajmet rreth jetës së saj personale që publikohen në media, si edhe marrëdhënien me familjarët e Ronaldos dhe të saj.
“Nëse e kërkoni emrin tim në Google sot, do të lexoni se jam në një grindje me familjen e Cristianos, se kam një motër që më kërkon para dhe se diçka ka ndodhur me Rosalia-n.
Jeta ime është shumë më e thjeshtë se e gjithë kjo, nuk më pëlqejnë konfliktet, nuk zihem kurrë me askënd. Gjëja më e keqe është se i gjithë ky informacion është një gënjeshtër, kjo nuk jam unë”, u shpreh ajo.