Komandanti i Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral Tod Daniel Wolters ditën e sotme u dekorua me medaljen e “Ylli i Mirënjohjes Publike” e dorëzuar nga kryeministri Rama në një konferencë për mediat.
Ëolters është shprehur i prekur në lidhje me vlerësimin e bërë dhe ka thënë se ishte hera e vetme që është ndjerë kaq i mallëngjyer ku dhe tregoi edhe një pikturë të bërë dhuratë nga Rama.
‘Kurrë në jetën time të shkurtër nuk kam qenë kaq I mallëngjyer. Për mua kjo është mbledhja e nje jete. Dua ta nis duke folur për kombin tuaj, për të pasqyruar vlerat tuaja. Shqipëria është vëllai i madh në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Vendet e tjera kur zgjohen në mëngjes shohin vendin tuaj që më pas të kenë ku të drejtohen. Nga 2016 e deri më tani, Shqipëria ka përparuar.
Më duhet të ndaj një histori me kryeministrin, më ka dhënë një prej dhuratave që unë do e kujtoj gjithë jetën. Në zyrën time kanë parë një pikturë, ajo vjen nga një historia e mrekullueshme me kryeministrin. Ne do kemi edhe 100 vite të tjera edhe më entuziaste sesa 100 vitet e para të marrëdhënies amerikano-shqiptare’-tha Wolters.