Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në një pishinë, ku një 30-vjeçar është dëmtuar në kokë gjatë kohës që ishte duke notuar në pishinë.
I riu është dërguar në spital e Traumës në Tiranë, për të marrë mjekim.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, në mesditë, në spitalin e Sarandës është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Dibër, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht në kokë, duke notuar në pishinë. 30-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.