U denoncua nga Sali Berisha, arrestohet drejtori i Ujësjellësit

Drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit, Alfred Prodani është vënë në pranga mesditën e sotme nga Policia e Lezhës.

Bëhet me dije se Prodani dyshohet se ka kryer vjedhje në Spanjë, ndërsa është ndaluar nga policia teksa ishte duke pirë kafe.

Prodani është akuzuar nga ish-kryeministri Berisha në 2019 për vjedhje, por ai i ka mohuar këto akuza.

Mësohet se arrestimi është provizor me qëllim ekstradimin. /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *