Policia e Elbasanit ka njoftuar se një 67-vjeçar është gjetur i mbytur nga familjarët e tij në rezervuarin e fshatit Hec të Përrenjasit. I moshuari ishte denoncuar si i zhdukur nga djali i tij.
Gjithashtu Policia thekson se nga mbikëqyrja e trupit të 67-vjeçarit, nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Njoftimi i Policisë së Elbasanit:
Më datë 23.06.2022, është gjetur nga familjarët pa shenja jete, dyshohet i mbytur në rezervuarin e Hecit, shtetasi D. B., 67 vjeç, banues në Prrenjas. Paraprakisht kishte bërë kallëzim djali i tij, për largimin nga banesa të 67-vjeçarit. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera.