Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako, ka ankimuar vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për dënimin e saj me 100 mijë lekë gjobë për shkelje të ligjit zgjedhor, pasi përdori ambientet e një shkolle të qytetit për organizimin e një takimi elektoral të PS-së.
Dënimi i kryebashkiakes erdhi pas denoncimit të organizatës “Qëndresa Qytetare”, e cila kishte parashtruar shkeljet e bëra nga Sako dhe përfaqësues të tjerë të administratës publike gjatë. Në lidhje me këtë Sako kërkon heqjen e gjobës , duke sqaruar kështu edhe rrethanat rreth zhvillimit të takimit elektoral.
Sipas kësaj të fundit, takimi nuk është zhvilluar në ambientet e shkollës, por në një shesh aty pranë.
Ndër të tjera, shton se takimi elektoral në fshatin Amarth ishte planifikuar në qendër të fshatit, por u s’postua në mënyrë emergjente për shkak të kushteve të motit dhe shiut të cilët kishin krijuar një terren të rënduar në vendin ku do të mbahej fillimisht.