Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është takuar ditën e sotme kantautorin Bojken Lako, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit, pasi u dënua nga gjykata e Tiranës me 3 vite burg për shkak se hapi një dritare, dënim që u konvertua me shërbim prove.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Manja shkruan se pavarësisht çfarë ka ndodhur, tanimë kryerja e shërbimit të provës nga ana e Lakos do të jetë shembulli i parë i një qasjeje dhe vizioni për këtë shërbim.
“Nuk mund të kthejmë pas çka ndodhur, por mund të bëjmë që shërbimi i Bojkenit ndaj komunitetit të mos shihet si provë, por si kontribut, ashtu si ai ka ditur gjithmonë ta japë. E pse jo, të jetë shembulli i parë i një qasjeje dhe vizioni të ri që kemi për Shërbimin e Provës dhe në këtë panoramë të re, së bashku me Bojkenin, biseduam dhe dakorduam për një projekt mjaft interesant, të cilin e pres me padurim të vihet në jetë ”,shkruan Manja në facebook.