Ish-prokurori i Kukësit Edmond Karriqi është liruar nga qelia. Gjykata e Posaçme vendosi lirimin e tij me kusht.
Pretendimet e dhëna nga dy avokatët mbrojtës, Antoneta Sefdari dhe Jurgen Vatnikaj bindën trupën e Gjykatës së Posaçme për të liruara nga qelia Karriqin.
Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit u arrestua nga SPAK me akuzën e korrupsionit më 30 qershor 2021 në qendër të Kavajës. Bashkë me të në pranga ra edhe shoferi i tij.
Karriqi akuzohet se ka marrë shumën prej 2 mijë euro për të ndryshuar masën e sigurisë për një të pandehur, nga arrest me burg në masë më të lehtë për ta nxjerrë nga qelia.
“Gropën” drejtuesit të prokurorisë ia bënë përgjimet e SPAK, që e kishin në vëzhgim pas informacioneve të marra.