Një mashtrues shqiptar i ekstraduar nga Britania e Madhe vetëm disa muaj më parë për të vuajtur një dënim për vjedhje jashtë vendit është kthyer në Britani. Kështu fillon artikulli i prestigjozes angleze The Sun e cila nxjerr në pah shqetësimin për këtë rast.
Reperi Aleksander Vishaj, 32 vjeç, ka postuar foto ku shihet duke jetuar në Londër me veshje firmato. Miku i Stresit u dërgua nga një gjykatë britanike në Gjermani në prill, por pasi bërë tre muaj burg, ai u depërtua në Shqipëri.
Një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar e dërgoi atë në Gjermani në prill – por ai kaloi vetëm tre muaj në burg përpara se të deportohej në Shqipëri.
Ish-kryeinspektori i detektivëve të Met, Mick Neville tha: “Duket se kufijtë tanë kanë më shumë vrima në to sesa një sitë”. Neville shtoi: “Kjo ngre pyetjen se si u kthye këtu duke pasur parasysh historinë e tij të mëparshme. A ka kaluar Kanalin me varkë apo ka përdorur dokumente false? Me siguri ai nuk do të kishte mundur të merrte një vizë për të ardhur këtu? Ky rast shqetësues dëshmon se sa poroz janë kufijtë e këtij vendi.”
Neville vazhdoi: “Qeveria duhet të kontrollojë kufijtë tanë dhe të mbajë publikun të sigurt nga kriminelët dhe terroristët.
Zyra e Brendshme nuk pranoi të komentojë.
/Burimi: The Sun/ Përshtati: Priza.al/