U dërgua në Turqi pasi u infektua me COVID/ Përmirësohet komentatori shqiptar: Dua të kthehem në shtëpi

Komentatori i njohur sportiv, Kostandin Grillo vijon prej 10 ditësh të kurohet në Turqi, pas infektimit me COVID-19, ndërsa duket se gjendja e tij shëndetësore fatmirësisht është përmirësuar. Këtë lajm e ka bërë të ditur gazetari Ervin Baku i cili ka thënë se gjendja shëndetësore e komentatorit po shkon drejt normalizimit.

Ndër të tjera, Baku ka shtuar se analiza e gjakut të Grillos kanë dalë shumë mir dhe se mushkërinjtë kanë filluar t’i rekuperohen.

‘Një lajm i mirë na vjen këtë mëngjes nga Stambolli. Kolegu, miku, vëllai, Kosta Grillo duket se ka marrë kthesën e madhe për mirë… Lavdi Zotit! Mjekimi me qelizat e reja duket se po jep frutet e tij. Komunikimi i tij është shumë normal, me një çehre shumë të mirë të fytyrës. Për herë të pare pas 10 ditësh ka kërkuar për të ngrënë… Mjekët e spitalit i kanë raportuar analizat e gjakut dhe ato kanë dalë shumë mirë. Trupi po rikthehet drejt normalitetit… Beteja tani do të fokusohet te rikuperimi i mushkërive. Pra të punohet më pak me aparatet e oksigjenit dhe të rikuperohen mushkëritë’, thotë gazetari.

Ai ka treguar edhe një bisedë të komentatorit me mjeken në Stamboll, të cilës i ka thënë se ndjehet shumë mirë, duke i kërkuar të largohet nga spitali.

– ‘Jam shumë mirë, i ka thënë Kosta sot doktoreshës. Dua të kthehem…

– Ku do shkosh ti? i është përgjigjur ajo… Është rrugë e gjatë… Durim!’

 

Më 12 gusht Kosta Grilla u dërgua për mjekim të specializuar në Turqi në spitalin Memorial që është i specializuar për koronavirusin.

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *