U dhuna nga protestuesit pro Berishës, Basha ‘shpërblen’ Roland Bejkon

Anëtari i Kryesisë së PD Roland Bejko, është emëruar ditën e sotme drejtues politik i Partisë Demokratike në qarkun Gjirokastër.

Është seketari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi i cili ka njoftuar kryetarët e degëve në këtë qark se Bejko do të jetë drejtuesi i ri politik, i ckatuar nga Lulzim Basha.

“Të nderuar Kryetarë,

 Në mbështetje të nenit 33 të Statutit të Partisë, ju informoj se Kryetari i Partisë ka caktuar si Drejtues Politik të qarkut Gjirokastër, anëtarin e Kryesisë së PDSH z. Roland Bejko. Në këtë mënyrë z. Bejko do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut, që është struktura e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH në nivel qarku.

 Duke ju uruar punë të mbarë,

Sekretari i Përgjithshëm”, shkruhet në mesazhin e Bardhit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *