Modelja Klea Prenga e cila u dhunua nga motrat Berisha ka reaguar sërish në rrjetet sociale. Me anë të një postimi ajo falenderon personat që i kanë uruar shërim të shpejtë madje vlerëson komentet e njerëzve.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, reagoi dje në një deklaratë për mediat rreth dhunës barbare.
“Policia është angazhuar për kapjen e personave. Shumë shpejt do të keni njoftimin për kapjen e tyre”, tha kreu i policisë së Shtetit.
Agjentët e Komisariatit nr. 1 kanë kryer disa kontrolle në kërkim të dyjave motrave Berisha, por deri tani nuk janë gjetur. Ato akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim dhe rrezikojnë burg deri në 10 vjet.
Klea Prenga u dhunua barbarisht duket marrë plagë të rënda në fytyrë.