U dhunua pasi u kap duke vjedhur pula, ndërron jetë 52-vjeçari

52-vjeçari, Lefter Brisku ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në spitalin e Traumës. Ai prej 6 ditësh po merrte mjekimin për plagët e marra nga dhuna që 22-vjeçari me inicialet B.Sh ushtroi ndaj tij pasi e kapi duke vjedhur pula gjatë natës.

Brisku nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur mesnatën e 25 shkurtit kur 52-vjeçari tentoi të hynte në ambientet e pronës së familjes Shushari për të vjedhur dy pula. Në atë moment është kapur nga i riu i cili e ka dhunuar brutalisht. Policia ka shoqëruar 22-vjeçarin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *