U dhunua për 15 vite rresht, qytetarja tregon dramën nga dyert e spitalit në Tiranë

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz të Tiranës. Qytetarja Valbona Hyesni, është hedhur nga ballkoni i shtëpisë së bashkëjetuesit të saj, ku ky i fundit e kishte dhunuar.

Qytetarja nga shtrati i spitalit, tregon se partneri i saj, 62 vjeçar e ka kërcënuar të mos tregojë ngjarjen.

Bëhët fjalë për shtetasin D.Idrizi.

“Mos trego, thuaj jam varur te telat e ballkonit, dhe më ra tensioni. S’më linte, aty rrite te koka. Thoshte, mos ju trego njerëzve, se do të vras. S’më linte t’i tregoja askujt. Tani e mësuan. Kërcënoi vëllain tim. I thashë mos më kërcëno vëllain. Aty nisi, i thash që do të denoncoj, s’duroj dot më. Reagoi dhe tha:ja tregove njerëzve të tu?! Mirë bërë, se do të gjejnë burrë tjetër. Dilaveri më ka dhunuar 15 vite rresht”, tregon ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *