Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku urdhëron inspektim në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, lidhur me ngjarjen në qytetin e Pogradecit.
Në atë ngjarje humbi jetën 42-vjeçari Egli Proga pasi u dhunua nga 29-vjeçari Denis Meçe.
“Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit do të vlerësojë të gjithë tërësinë e veprimeve dhe reagimit të punonjësve të policisë, prej momentit të parë të marrjes së njoftimit mbi ngjarjen, duke synuar nxjerrjen e përgjegjësisë dhe personave përgjegjës, nëse rezultojnë të tillë”, thuhet në njoftim.