U dogjën parcela me ullinj dhe vreshta në Sarandë, banori: E qëllimshme! Të ndihmohet pronari

Një zjarr i madh ka rënë ditën e sotme në një parcelë me ullinj dhe vreshtari në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Volloder. Rreth 200 rrënjë ullinjsh në pronësi të Pëllumb Pezgës u dogjën.

Dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë një bisht cigareje. Një banor ka bërë të ditur se pronari i parcelës ka pasur shumë probleme në jetë dhe kjo që ndodhi do t’ia vështirësojë akoma më shumë situatën.

I bëjmë thirrje kryetarit të bashkisë, instancave, zotëria ka pasur shumë halle në jetë. Ikjen e një fëmije si dhe këtu me mirëmbajtjen. Kemi kërkuar shumë herë nga shteti që të na bëjë dokumente…as bashkia e as ministria e bujqësisë. U bëjmë thirrje që të vënë dorën në zemër e ta ndihmojnë këtë zotërinë. Është krim i madh, i është djegur gjithë kjo pasuri. Ky zjarr është vënë qëllimisht se duket.”- tha ai.

Featured image of article: Zjarr i madh në Sarandë, merr flakë parcela me ullinj e vreshta në Vollodër

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *